Sulmohet shtëpia e Ali Ahmetit?

Autori:Avdyl Pajaziti

Portali Vatra jozyrtarisht mëson se gjatë mbrëmjes së kaluar persona të panjohur kanë sulmuar shtëpinë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Raportohet se në shtëpinë e Ahmetit mbrëmë rreth orës 22:30 janë hedhur dy granata dore dhe ka pasur krisma që kanë shqetësuar banorët e Zajazit.

Siç tregojnë burime të Vatrës nga Zajazi, nuk ka të lënduar, por frika dhe panika mbretëron mbi qytetarët e këtij vendbanimi.

Ky sulm vjen disa ditë pas sulmit në selinë e BDI-së, ku persona me motoçikletë hodhën bombë në objektin e saj në Reçicë të Tetovës dhe pas aksionit policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku mbetën të vrarë 22 persona dhe u shkatërruan dhjetra shtëpi.

Portali Vatra tentoi të kontaktojë Bujar Osmanin, zëdhënësin e BDI-së për të konfirmuar rastin, por ky i fundit në fillim ishte i pakapshëm e mandej përmes mesazhit nuk e konfirmoi rastin. /vatra/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sulmohet-shtepia-e-ali-ahmetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala