Sulmohet polici në Prizren

Autori:Zekirja Shabani

Policia Rajonale e Prizrenit, ka raportuar se një zyrtar policor është sulmuar afër Drejtorisë së Pylltarisë në Prizren.

Patrulla policore kufitare ka kërkuar ndihmë nga kolegët e tyre në Prizren, pasi që njëri ndër ta ka marrë lëndime trupore nga dy të dyshuar me mbiemrin Pirkuqi, pasi këta të fundit ishin ndaluar si të dyshuar për bartjen e druve në mënyrë ilegale.

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, policët po u jepnin asistencë pylltarëve të cilët i kishin ndaluar dy personat, nën dyshimin e prerjes së druve nga pyjet.

Dy të dyshuarit janë ndaluar dhe po mbahen në objektet e policisë në Prizren. /PrizrenPress.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sulmohet-polici-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala