Sulmohet nënkryetari i komunës së Podujevës Nexhmi Rudari

Autori:Zekirja Shabani

Më 5 maj, në Ditën e Dëshmorëve të Llapit, kryetari i familjeve të Dëshmorëve, Xhemshit Gashi e ka sulmuar nënkryetarin e komunës së Podujevës Nexhmi Rudari.

Të paktën kështu thuhet në një komunikatë lëshuar nga zyra për media nga kjo komunë me të cilën e dënojnë këtë sulm ndaj nënkryetarit Rudari.

Siç thuhet në komunikatë, komuna e Podujevës, nën patronazhin e kryetarit Agim Veliu, të martën më 5 maj, në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan organizoi manifestimin qendror për nder të Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve.

“Derisa i tërë manifestimi është mbajtur dhe ka rrjedhur sipas agjendës dhe programit të miratuar nga Këshilli Organizativ, imazhin ia ka prishur një incident i shkaktuar nga Xhemshit Gashi përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Këshillin Organizativ, i cili, kinse i pakënaqur me radhitjen e këngëve në pjesën e programit artistik, sulmoi fizikisht nënkryetarin e komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili ishte edhe kryetar i Këshillit Organizativ të manifestimit”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës është për keqardhje që familjet e dëshmorëve përfaqësohen nga individë, siç është Xhemshit Gashi, që edhe pse ishte pjesë e Këshillit Organizativ me aktin e tij të ulët provoi t’ia prish imazhin manifestimit.

Pavarësisht kësaj Komuna e Podujevës e vlerëson lart punën e Këshillit Organizativ për nivelin e lartë të organizimit të manifestimit për nder të Ditës së Dëshmorëve dhe të rënëve, kurse dënon akt sulmin e ndaj nënkryetarit të Komunës, duke e cilësuar edhe si atak ndaj institucionit dhe kërkon nga organet e drejtësisë që ndaj autorit të sulmit fizik të merren masat adekuate ligjore.

Ndryshe kjo është hera e parë që komuna e Podujevës dhe shoqatat e dala nga lufta organizojnë manifestim së bashku pasi që deri më tani ato janë organizuar ndaras.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sulmohet-nenkryetari-i-komunes-se-podujeves-nexhmi-rudari/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala