Sulmohet me gurë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Autori:Avdyl Pajaziti

Asfalti u dëmtua në rrugën e kombit.

Por edhe më keq ka mundur të dëmtohet kjo makinë, por edhe pronari i saj që po tregon se çfarë i ndodhi në rrugën e Kombit këtu te mbi-kalimi i Novakës,  që shpie për në Prizren.

Për rastin në fjalë i dëmtuari që nga frika insiston në anonimitet, thotë se i lajmëroi organet sigurisë. Por ato, sipas tij nuk reaguan shpejtë,njofton Klan Kosova.

Ky pohon se gurët iu hodhën edhe makinave tjera.
Ndërsa i kontaktuar nga Klani zëdhënësi  i policisë së Prizrenit Hazir Berisha, tha se pasi që është paraqitur rasti një patrullë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se për rastin në fjalë hetimet po vazhdojnë.

Ai, pohon se dyshimet bien mbi një veturë, me të cilën dikush më herët është parë duke mbledhë gurë në zonën e afërt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sulmohet-me-gure-ne-autostraden-ibrahim-rugova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala