Sulmohet me gurë Ambasada Shqiptare në Podgoricë

Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë të Malit të Zi është sulmuar me gurë nga protestuesit antiqeveritarë pro-rusë, teksa kriza vazhdon të thellohet në vendin fqinj.
Sipas mediave malazeze, disa aktivistë pro-rusë kanë qëlluar me gurë ambasadën tonë në Podgoricë, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
“Sulmi ndaj ambasadës sonë, i papranueshëm. U kemi kërkuar autoriteteve malazeze që të marrin masa për sigurinë e stafit diplomatik shqiptar në Malin e Zi”.
Ndërkohë, nuk ka ende asnjë arrestim nga ana e autoriteteve malazeze për sulmin