Sulmohet Ipko dhe NLB Banka [Foto+Video]

Grupi i tifozëve nga Prishtina, Plisat, kanë sulmuar selitë NLB-s dhe Ipko-s, në Prishtinë, dhe pas saj forca të shumta kanë zbarkuar në shesh.
Ky sulm ka ndodhur si shkak i arrestimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në Lubjanë. Ata i kanë dhënë ultimatum shtetit slloven për lirimin e Haradinajt, ose sic janë shprehur do të “djegin gjithçka sllovene në Prishtinë”.
Duhet thënë se këto sulme po orkestrohen në rrjetet sociale nga zyrtarë të AAK’së, të cilët asnjëherë nuk kanë sulmuar bizneset serbe.
Sllovenia është investitori më i madh në Kosovë.