Sulmohet drejtori i administratës në Dragash

Autori:Zekirja Shabani

Drejtori i Administratës dhe Personelit ne Komunën e Dragashit Avni Nebiu është sulmuar fizikisht të mërkurën nga Ymredin Halimi nga fshati Blaq me çrast i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Siç ka deklaruar, për medie komandanti i Stacionit Policor në Dragash, Shaqir Uka, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 kur në vendin e punës është sulmuar drejtori i administratës dhe personelit në Dragash, Avni Nebiu.

“Drejtorit i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Sulmuesi është në stacionin e policisë në Dragash dhe ne kemi hapur procedurë për veprën lëndim të lehtë trupor dhe sulm ndaj personit zyrtar. Po presim që prokuroria të vendos për masat e më tejme”, ka deklaruar Uka.

Ndërkaq  viktima Avni Nebiu ka deklaruar se është sulmuar ne vendin e punës dhe se Halimi menjëherë sa ka hyrë në zyre, pa e thënë asnjë fjalë dhe pa ndonjë fjalosje paraprake.

“Rastin e kam paraqitur ne Polici dhe pres që ajo të ndërmerr masat ligjore”, ka thënë Nebiu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sulmohet-drejtori-i-administrates-ne-dragash/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala