Sulmohet Agim Bahtiri

Autori:Zekirja Shabani

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është qëlluar sot brenda objektit të Komunës me grushte nga personi me inicialet A. D. (25). Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësi i komunës së Mitrovicës, Hysni Syla, i cili tha se sulmuesi e ka qëlluar nga pas kryetarin Bahtiri, derisa ai po zbriste shkallëve.

“Ka qenë diku ora rreth 15:00, kur kryetari Bahtiri ka dalë nga zyra e tij për tu nisur në drejtim të Prishtinës ku kishte një takim pune. Me të dalë, një qytetarë e ka ndalë dhe i ka kërkuar takim. Kryetari Bahtiri i ka thënë që po nuk ka problem, vetëm leje numrin e telefoni në sekretari, ashtu siç praktikojnë të gjithë dhe ne do të thërrasim për një takim në një ditë tjetër”, ka treguar Syla për Zëri..

“Kryetari Bahtiri me të përfunduar shpejgimin e tij është nisur shkallëve te poshtë për të dalë nga Komuna, ndërsa në atë moment qytetari ka reaguar dhe e ka qëlluar nga pas me grushte”.

“Ne kemi njoftuar Policinë e Kosovës dhe ajo tani është duke u marrë me rastin. Fatmirësisht kryetari Bahtiri nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz mirëpo takimi i tij për në Prishtinë është anuluar si shkak i incidentit”, ka treguar historinë Syla.

Policia njofton se ka arrestuar 25 vjeçarin A.D si të dyshuar se e ka sulmuar kryetarin Agim Bahtiri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sulmohet-agim-bahtiri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala