Sulmohen oficeret doganor

Oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit të mallrave në terminalin doganor të Podujevës janë sulmuar nga persona të ndërlidhur me mallrat në procedurë të kontrollit, pasi që oficerët gjetën parregullsi në mallrat e deklaruara.
Gjatë kontrollin të mallrave të tekstilit, të importuara nga Turqia, oficerët doganorë filluan të gjejnë parregullsi gjatë zhdoganimit – kjo solli edhe deri tek sulmi mbi oficerët.
Fatmirësisht, bëhet e ditur se asnjë oficer doganor nuk është lënduar.
Rasti tutje është përcjell tek policia e cila ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe së bashku me prokurorin e shtetit kanë filluar hetimet dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme lidhur me këtë rast
Ministri i Financave Avdullah Hoti dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj Oficerëve të Doganës së Kosovës gjatë kontrollimit të mallrave në terminalin doganor të Podujevës, ku janë sulmuar nga persona të ndërlidhur me mallrat në procedurë të kontrollit, pasi që oficerët gjetën parregullsi në mallrat e deklaruara.
“Rasti i grushtimit të oficerit doganorë në terminalin doganorë të Podujevës nga njerëz të papërgjegjshëm nuk do të tolerohet. Lufta ndaj kontrabandës ka filluar dhe do të thellohet. Sot isha në vizitë në Dogana dhe ata do të kenë gjithnjë mbështetjen për të kryer punën e tyre si duhet. Të gjitha institucionet qeveritare do të jenë në ndihmë të Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës për të luftuar informalitetin dhe kontrabandën. Evazioni fiskal dhe ikja nga taksat është krim”, shprehet ministri Avdullah Hoti.