Sulmohen dy policë, njëri në spital

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Mitrovicë, më 2 maj ka ndodhur një rrahje mes dy personave, në rrugën Adem Voca, ku janë përfshirë edhe dy zyrtarë të policisë, të cilët kishin tentuar të ndalnin rrahjen në rrugë.

Personat e policisë kishin arrestuar të dyshuarin e komunitetit rom, pasi që ky i fundit i kishte rezistuar kryerjes së detyrës së zyrtarëve policorë.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme pas mesnate.

Dy policët zyrtarë ishin sulmuar fizikisht dhe njëri nga ta ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sulmohen-dy-police-njeri-ne-spital/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala