Sulmet ruse në Siri godasin një spital

Autori:Avdyl Pajaziti

Sulmet ajrore të Rusisë në provincën Idlib të Sirisë kanë goditur një spital, duke vrarë së paku 12 veta, përfshirë staf mjekësor.

“Sulmi ka ndodhur në qytetin Sarmin. Në mesin e të vrarëve janë një fizioterapist, një infermiere dhe një pjesëtar i mbrojtjes civile”, ka thënë kreu i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut, Rami Abdel-Rahman.

Shoqëria Siriane-Amerikane e Kujdesit Shëndetësor, e cila operon me objektin, ka thënë se spitali i saj në Sarmin është “goditur drejtpërdrejt” dhe se dy pjesëtarë të stafit janë vrarë.

Rusia ka nisur sulmet ajrore kundër caqeve rebele dhe militante në Siri qysh më 30 shtator.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sulmet-ruse-ne-siri-godasin-nje-spital/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala