Sulm i ri terrorist në Turqi, disa të vrarë dhe shumë të plagosur

Autori:Gazeta Fjala

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me makinë-bombë. Ngjarja ka ndodhur në një stacion policie në qytetin e Cinarit, në rajonin e Dijarbakirit, në juglindje të Turqisë. Sipas mediave vendase, në mesin e viktimave është edhe një nënë me një foshnjë. Ndërsa, autoritetet kanë nxituar të fajësojnë militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdë të cilët janë shumë aktivë në këtë zonë.

Ky shpërthim shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesën e stacionit policor, por edhe te godinat pranë. Bëhet e ditur se, makina-bombë shpërtheu në hyrje të stacionit, ndërsa sulmuesit gjuajtën edhe me armë e raketa në drejtim të tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sulm-i-ri-terrorist-ne-turqi-disa-te-vrare-dhe-shume-te-plagosur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala