Suharekës i kushton 20 mijë euro rrënimi i objekteve pa leje

Autori:Zekirja Shabani

Komuna e Suharekës e ka marrë seriozisht rrënimin e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike. Por e gjithë kjo punë do ti kushtojë rreth 20 mijë euro.

Nuk dihet se sa objekte të kësaj natyre do të rrënohen, por në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në KRPP, thuhet se çmimi për njësi është 372 euro, transmeton Gazeta Fjala.

Rrënimin komuna ia ka besuar kompanisë NNSH “AL-LEDI & NTP “ANITA COM” po nga kjo komunë./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/suharekes-i-kushton-20-mije-euro-rrenimi-i-objekteve-pa-leje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala