Suharekë: Policia konfiskon provat në shtëpitë e të arrestuarve në Kumanovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në shtëpinë e Bajram Elshanit policia konfiskoi një laptop dhe një sfungjer të vjetër, ndërsa një atë të Fadil Elshanit një shtëpizë kompjuteri.

Bastisjen e konfirmoi për KALLXO.com, bashkëshortja e Fadil Elshanit. Ajo pranoi se ka pasur njohuri se burri i saj kishte shkuar në Maqedoni

“Unë e di që ka shku në Kumanovë para një muaji, jena mundu me ndalë, por nuk kena mujt”, tha ajo.
Gruaja e të arrestuarit pas përleshjeve në Kumanovë, mohoi se burri i saj u përfshi për para në luftimet e vikendit të kaluar në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës.

“Nuk ka shku për pare. Nashta dikush ka marrë pare në emër të tyre, po ai ka shku me luftu për shqiptarët e Maqedonisë”, tha gruaja e Fadil Elshanit.

Edhe familjarë të Bajram Elshanit nga fshati Sopi e Suharekës i kanë konfirmuar KALLXO.com-it se në shtëpinë e tyre ka ndodhur një bastisje.

Bajram Elshani figuron në listën e personave të arrestuar në Maqedoni.

Motra e tij Jetmira Elshani i ka thënë reporterit të KALLXO.com-it se policia kanë qenë në mëngjes dhe nga shtëpia e tyre kanë marrë një laptop i cili nuk është pronë e Bujarit dhe një sfungjer të vjetër.

Polica ende nuk ka dhënë detaje sesa bastisje janë kryer deri më tani në këtë operacion.

Për bastisje policore edhe në Gjakovë njofton edhe gazetari i KALLXO.com-it në këtë qytet. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/suhareke-policia-konfiskon-provat-ne-shtepite-e-te-arrestuarve-ne-kumanove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala