Suharekë, arrestohet personi që shkaktoi vdekjen e këmbësorit

Autori:Gazeta Fjala

Mëngjesin e djeshëm, Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për shkaktim të lëndimeve vdekje prurëse të një këmbësori.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur të Rrafshi i Sopisë në Suharekë, ku tashmë i arrestuari, nga pakujdesia kishte humbur kontrollin e veturës dhe kishte goditur këmbësorin, i cili nga lëndimet kishte vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/suhareke-arrestohet-personi-qe-shkaktoi-vdekjen-e-kembesorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala