Suedia përzuri 107 qytetarë të Kosovës

Me vendim të autoriteteve suedeze, janë riatdhesuar 107 qytetarë të Republikës së Kosovës të cilët kishin marrë arratinë në mënyrë ilegale, raporton KTV.
Aeroplani me emigrantë kosovarë ka arritur nga Malmo e Suedisë rreth orës 16:00 në Aeroportin e Prishtinës.
Edhe këtë herë, gjendja e të emigruarve ka qenë mjaft e vështirë materialisht dhe emocionalisht.
KTV-ja ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka provuar të flas me të riatdhesuarit, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Valon Krasniqi nga zyra për Shtetësi, Azil dhe Migracion, ka bërë të ditur se sivjet numri i të riatdhesuarve është gati dyfish më i lartë.
Me të riatdhesuarit e sotëm numri i tyre arrin shifrën 7700.