Stuhia shkul çatinë e Konviktit 2 në Prishtinë (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Shiu i rrëmbyeshëm që ra sot pasdite në Prishtinë me stuhinë që e përcolli atë e ka nxjerrë nga vendi çatinë e Konviktit numër 2 të studentëve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Çatia është nxjerrë nga vendi pak para orës 15.

Pamjet e xhiruara nga KALLXO.com tregojnë llamarinat dhe trarët e çatisë të shpërndara gjithkah nëpër rrugë, madje edhe në largësi deri 30 metra nga çatia.

Dëmtime kanë pësuar edhe dritaret e fasada e ndërtesës.

Nga dëmtimet që janë shkaktuar duket se do të jetë e vështirë që ndërtesa e konviktit të aftësohet për banim të studentëve në shtator.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/stuhia-shkul-catine-e-konviktit-2-ne-prishtine-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala