Stuhi e fuqishme pritet të godasë sonte Ballkanin

Autori:Avdyl Pajaziti

Një stuhi e fuqishme me shira të rrëmbyer pritet të godasë detin Mesdhe (përfshirë rajonin e Ballkanit) dhe Afrikën e Veriut.

Reshje të shumta pritet të bien mbi rajonin e Ballkanit dhe jugun e Italisë, siç duket edhe nga një hartë e postuar nga “AccuWeather.com”.

Sipas të njëjtit burim pritet që ky rajon të goditet nga stuhi të forta ere dhe shiu ndërsa është konsideruar si një rajon me rrezikshmëri të lartë përmbytjesh.

Shirat pritet të nisin në orët e vona të së mërkurës dhe pritet të variojnë nga 50 në 100 mm ndërsa në zona të caktuara do të shkojnë në 150 mm. Përmbytjet pritet të jenë të shumta ndërsa nuk përjashtohen rrëshqitjet e baltës.

Përveç Sicilisë në Itali, rajonet më të prekura pritet të jenë Greqia dhe Shqipëria e jugut.

Stuhia do të përfshijë gjatë së enjtes edhe veriun e Greqisë, Maqedoninë, Bullgarinë perëndimore dhe Serbinë.

Zonat e caktuara me jeshile të errët shihen si me rrezik të lartë përmbytjesh. Stuhitë do të vazhdojnë deri të premten.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/stuhi-e-fuqishme-pritet-te-godase-sonte-ballkanin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala