STUDIM: Për jetë më të lumtur, heqni dorë nga Facebook

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjithmonë ia keni dikujt lakmi? Ju duket se e keni një jetë jo-ekzistuese sociale dhe keni probleme për t’u përqëndruar?

E gjithë kjo mund të jetë për shkak të Facebook. Të paktën kështu thotë një studim që tregon se ata që e kalojnë një javë pa e përdorur rrjetin social ndjehen më të lumtur se të tjerët.

Studimi i kryer nga Happiness Research Institute përfshiu një mostër prej 1,095 njerëzve në Danimarkë të cilët u ndanë në dy grupe, gjysma e të cilëve kanë vazhduar duke përdorur Facebook, ndërsa të tjerët e kanë ndërprerë atë.

“Ne u përqëndruam në Facebook për shkak se kjo është media sociale që shumica e njerëzve e përdorin dhe përfshin të gjitha grupmoshat,” tha Meik Ëiking, shefi ekzekutiv i HRI për AFP të martën në Kopenhagë, kryeqytetin danez.

Pas një jave, ata njerëz që nuk ishin në Facebook thanë se ata ishin më të kënaqur me jetën e tyre, me 88 për qind e tyre duke e përshkruar veten si “të lumtur”, krahasuar me 81 për qind nga grupi i dytë.

Rreth 84 për qind thanë se e vlerësojnë jetën e tyre, krahasuar me 75 për qind në grupin tjetër, dhe vetëm 12 për qind e përshkruajtën veten si të pakënaqur, krahasuar me 20 për qind në mesin e atyre që vazhduan duke përdorur Facebook.

Në fund të eksperimentit, abstenuesit raportuan se kanë një jetë më të pasur sociale dhe më pak vështirësi në përqëndrim, ndërsa të tjerët nuk raportuar asnjë ndryshim të tillë.

Me fjalë të tjera, përdoruesit e Facebook kanë 39 për qind më shumë gjasa të ndihen më pak të lumtur sesa jo-përdoruesit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/studim-per-jete-me-te-lumtur-heqni-dore-nga-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala