Studim për efikasitetin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), anëtar i Transparency International, do të publikojë sot raportin e hulumtimit mbi vlerësimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar (SIK), njoftoi KDI.
Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi, sipas komunikatës, është vlerësimi i efektivitetit të institucioneve të Kosovës në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit si dhe në nxitjen e transparencës dhe integritetit.
Raporti që do të promovohet përbën një analizë të 15 shtyllave që mbulojnë institucionet politike, institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe institucionet joqeveritare.
Njëkohësisht raporti do të ofrojë rekomandime të shumta dhe të detajuara në mënyrë që të përmirësohet efikasiteti i institucioneve dhe shoqërisë në tërësi për të zvogëluar korrupsionin dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.