Studentja nga Amerika që u impresionua me bujqit kosovarë

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, sot ka takuar studenten nga që ka jetuar në Prizren dhe Skenderaj, ku ka parë nga afër punët që bëhen në bujqësi.

Ai përmes një postimi në FB, ka treguar se studentja nga Iowa Emily Zagula është  impresionuar nga puna që bëhet në Kosovë, e cila këtë përvojë kaq pozitive do ta ndajë me familjen dhe shoqërinë e saj në Amerikë.

“Emily Zagula është nga Amerika, studente për bujqësi në shtetin partner të Kosovës, në Iowa dhe ka pesë javë që ka ardhur në Kosovë për të përjetuar nga afër jetën dhe punën në fermë në vendin tonë. Disa ditë ajo ka jetuar në Llaushë të Skënderajt, tek një familje që kultivon pemë dhe perime, ndërkaq disa ditë të tjera tek një familje në Zhur të Prizrenit, që merret me blegtori. Kisha kënaqësinë ta takoj dhe të dëgjoj përvojën e saj në Kosovë. Kishte përshtypjet më pozitive për çdo gjë që ka parë e përjetuar dhe për më tepër, këtë përvojë kaq pozitive do ta ndajë me familjen dhe shoqërinë e saj në Amerikë”, ka shkruar Krasniqi në FB./bujqësia.org/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/studentja-nga-amerika-qe-u-impresionua-me-bujqit-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala