Studenti serb i dhuron Ramës një axhendë: Mund të vizatosh këtu

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Rama zbuloi se një nga studentët serbë të caktuar për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Serbi, i kishte bërë një dhuratë të veçantë. Në takimin që zhvilloi në mengjes me studentët Rama tha se studenti i kishte dhënë një axhendë. “Më dha një axhendë me më tha: tani mund të vazhdosh të vizatosh në axhendën time”. Studenti serb me siguri do të ketë dëgjuar për ekspozitën që kryeministri hapi në Mynih me 100 vizatime të bërë nëpër axhenda ndërkohë që komunikonte me persona të tjerë në zyrë apo në telefon. Punimet e kryeministrit kushtojnë 1 500 euro njëra dhe ndoshta studenti serb ka menduar se axhenda e tij mund të bëhet e njohur, apo që edhe mund të përfitojë diçka nëse punimet e ardhshme të Ramës të bëra mbi të, mund të shiten nëpër ekspozita, si në Mynih.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/studenti-serb-i-dhuron-rames-nje-axhende-mund-te-vizatosh-ketu/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala