Studentët serbë në veri me fushatë kundër Kosovës në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Me rastin e festës së Shën Dimitrit të rinjtë serbë të pjesës veriore të Mitrovicës, kanë ‘shkruar’ me trupat e tyre mesazhin “Jo pranimit të Kosovës në UNESCO”, pranë tempullit të “Shën Dimitrit”, shkruan e përditshmja serbe Blic.

Qëllimi i studentëve serbë me këtë performansë, ishte edhe njëherë ti tregojnë botës së Kosova është tokë serbe, dhe se në të gjendet trashëgimia fetare dhe kulturore serbe.

“Po i dërgojmë një mesazh botës, sepse Serbia e di mirë se çfarë domethënie ka Kosova për ne. Dëshirojmë t’ua shpjegojmë se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë”, ka deklaruar Milan Saviq anëtar i këshillit kombëtar serb në arsimin e lartë, transmeton lajmi.net.

Studenti Nemanja Bishevac, ka deklaruar se studentët janë mbledhur që edhe njëherë ti dërgojnë botës një mesazh, që nuk e pranojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Do të vazhdojmë luftën edhe pas takimit të nesërm në UNESCO”, ka shtuar Bishevac i cili është i bindur si edhe kolegët e tij, se Kosova nuk do të pranohet në këtë organizatë ndërkombëtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/studentet-serbe-ne-veri-me-fushate-kunder-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala