Studentët-Rektoratit: Na plotësoni kërkesat ose do të ndërmarrim “hapa radikal”

Autori:Avdyl Pajaziti

Parlamenti i studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka dërguar në rektorat një listë me katër kërkesa të cilat sipas tyre senati i UP-së duhet t’i miratoj, ndryshe sipas kërkesës së studentëve do të vazhdohet me “hapa radikal”.

Sipas kërkesës së bërë publike në profilin e parlamentit studentor, thuhet që nga ky vit akademik të hiqen dy provime nga 9 sa kërkohej për të fituar kushtin e vitit të parë, transmeton lajmi.net.

Kërkesa e dytë sipas dokumentit të Parlamentit studentor është të kthehet e drejta që absolventët e UP-së të hyjnë çdo muaj në provimet e mbetura të vitit të tretë.

Pika e tretë e kërkesës së Parlamentit drejtuar senatit është që sipas kërkesave të njësive akademike të UP-së(Fakulteteve), të mbahet apeli i shtatorit i cili do të filloj në tetor dhe do të vlente për të zënë kushtin.

Ndërsa si pikë të katërt, dokumenti i parlamentit studentor përmend kërkesën që të ketë afat të tetorit me të drejtën që studentët të hyjnë në një provim dhe afatin e prillit me dy provime.

Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës shprehen se kërkesat e tyre do të shqyrtohen.

Eda Vula prorektore për mësimdhënie në UP, ka thënë për lajmi.net se kërkesat e Parlamentit  Studentor do të shqyrtohen të enjten në mbledhjen e Senatit të UP-së. lajmi.net

Dokumnet

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/studentet-rektoratit-na-plotesoni-kerkesat-ose-do-te-ndermarrim-hapa-radikal/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala