Studentët protestues kërkuan që nesër të bllokohen njësitë akademike

Autori:Gazeta Fjala

Protesta e organizuara nga Parlamenti Studentor i UP-së nuk kaluar krejt qetë ashtu siç edhe ishin paralajmëruar.

Studentët protestues patën një përleshje me policinë kur tentuan të futeshin me force brenda ndërtesës së rektoratit. Megjithatë pas thirrjes së studenteve, policët u larguan duke mbetur vetëm punëtoret e sigurimit për të ruajtur objektin raporton Gazeta Fjala.

Ky grupim i studentëve gjatë kësaj proteste kanë kërkuar më shumë afate për provime, mënjanimin e nepotizmit në universitet, bursa më dinjitoze dhe vlerësim objektiv të diturive të tyre.

Kërkesat e tyre pakënaqësive që ata kanë lidhur me  vendimet që i ka marr senati i këtij universiteti para një viti lidhur me afatet dhe kushtet e provimeve në të gjitha fakultete e UP-së .

Kryetari i Parlamentit Studentor Egzon Daku, përveç që ka kërkuar që studentët të mos bien pre e politikave të ndryshme, ka kërkuar po ashtu që siç ka thënë ai “ të largohen maniakët seksual nga Universiteti i Prishtinës”.

Ndërsa në duart  e studentëve shihej edhe një parullë që përshtatej me këtë kërkesë “ Ma vlerëso trurin dhe jo trupin”

Ndërsa Rifat Krasniqi ,njeri prej organizatoreve të kësaj proteste tha se vendimet e marra para një viti janë vendime të njëanshme dhe se deri me tani nuk  u ndërmarrë asnjë hap lidhur më këto vendime.

“Studentet nuk kërkojnë asgjë tjetër përveç që të jenë të barabartë me kolegët e tyre që tashme i kanë përfunduar studimet, tha ai.

Me vonë këtyre protestuesve iu bashkëngjitë edhe Grupi i Studentëve të Pavarura me kërkesa të njëjta si ata të Parlamentit Studentor për rektorin Ramadan Zejnullahu.

Protesta e studentëve përfundoi, me thirrjen e organizatorëve të saj që nesër nga ora shtatë t’i bllokojnë njësitë akademike./ Gazeta Fjala.

policia

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/studentet-protestues-bene-thirrje-qe-neser-te-bllokohen-njesite-akademike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala