Studentët nuk garantojnë që protesta nuk do të eskalojë në dhunë

Dhjetëra studentë të cilët tash e disa ditë po e bllokojnë hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, kanë vendosur që të vazhdojnë edhe javën tjetër protestat e tyre .
Për më tepër, ata thonë se është rritur mllefi i studentëve protestues.
Argjend Softolli, njëri nga organizatorët e kësaj proteste, i ka thënë Gazetës Fjala se nuk mund të garantojë që në protestën e së hënës nuk do të ketë dhunë.
“Ne organizatorët e protestës nuk jemi për dhunë në UP. Mirëpo duke e parë mllefin e madh të studentëve, ne nuk mund të garantojmë qetësi gjatë protestave, prandaj edhe e themi këtë,” ka thënë Softolli.
Kërkesat e studentëve të cilët tashmë e disa ditë po protestojnë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës janë: kriteri i arritjes së kushtit për gjeneratën 2014/15, niveli Bachelor të jetë me 70% të kredive ose të provimeve, kriteri i arritjes së kushtit për niveli Master të jetë me 50% të kredive ose provimeve, të ketë afat të tetorit, ku studentët do të kenë të drejtë të paraqesin nga dy provime dhe i njëjti të vlejë për arritjen e kushtit për vitin vijues,të kthehen afatet e absolventëve në të gjitha njësitë akademike
Sipas Softollit, është vetë Rektori Ramadan Zejnullahu që është duke e provokuar një situtatë të tillë, sepse sic ka thënë ai, “ai e ka future policinë në oborrin e rektorit për të shkelmuar studentët.”
“Dhe sic e dini, policia e ka të ndaluar që të jetë në hapësirat universitare. Ne shpresojmë që të mos ketë dhunë.”/Gazeta Fjala