Studentet kërkojnë largimin e profesorit që i ngacmonte seksualisht [Video]

Autori:Avdyl Pajaziti

Studentët e degës së Gjuhës Shqipe pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, kanë nisur një fushatë për shkarkimin e profesorit Naser Ferri, ligjërues në lëndën Gjuhë Latine.

Ata kanë kërkuar shkarkimin e profesorit duke pretenduar se mes shkeljeve të tij ka edhe ngacmime seksuale dhe favorizime të studentëve të caktuar.

Ata madje kanë thënë që në rast se nuk përmbushet kërkesa e tyre, janë të gatshëm t’i publikojnë edhe dëshmitë të cilat tregojnë për shkeljet e profesorit, mes të cilave janë edhe bisedat e tij me studente të caktuara. /lajmi.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/studentet-kerkojne-largimin-e-profesorit-qe-i-ngacmonte-seksualisht-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala