Studentët e Universitetit të Gjakovës nisin nesër bojkotimin e mësimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, ka njoftuar se nga dita e hënë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” do të ketë bojkot të mësimit dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të këtij parlamenti.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve të UGJFA-së që t’i bashkohen këtij bojkotit”, thuhet në njoftimin e Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Parlamenti Studentor i Universitetit publik të Gjakovës, “Fehmi Agani” të enjten që shkoi në Gjakovë protestuan në shenjë të pakënaqësisë me “gjendjen aktuale që e ka kapluar Universitetin”.

Sipas organizatës studentore “pengesë për këto janë disa persona brenda mureve të Universitetit që vazhdojnë ta ushtrojnë detyrën apo funksionin e tyre në stafin administrativ e që ushtrimin e detyrës po e bëjnë në mënyrë të jashtëligjshme, transmeton KP. Nga këta persona vazhdimisht kemi kërcënime dhe shantazhe, duke bërë sjellje arrogante ndaj nesh dhe studentëve në përgjithësi”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/studentet-e-universitetit-te-gjakoves-nisin-neser-bojkotimin-e-mesimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala