Studentët e Kosovës të pa shpresë

Autori:Gazeta Fjala

Të martën në botë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Studentëve, e në Kosovë të pakt janë studentët që dinë për ditën e tyre.

As individualisht e as në formë të organizuar nuk ka pasur asnjë aktivitet, qoftë edhe simbolik i cili do ta shënonte këtë ditë.

Mungesa dhe interesimit rreth kësaj ditë po arsyetohet me situatën jo të mirë në të cilën ndodhën studentët kosovarë.

Dokleat Kollari nga Këshilli i Studentëve mendon së ata përballën me probleme të llojllojshme dhe kjo mund të jetë arsyeja që nuk janë të informuar aq sa duhet për këtë ditë.

“Studentët nuk janë të informuar edhe aq për shkak se studentët në Kosovë zakonisht përballen me probleme të natyrave të ndryshme, saqë edhe ditët ndërkombëtare kushtuar atyre si pjese e shoqërisë nuk i marrin shumë në konsiderate dhe nuk përcjellën me ndonjë aktivitet” tha ai, për Gazetën Fjala.

Ndërsa Egzon Daku , kryetari i parlamentit studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në një postim në llogarinë e tij në facebook ka shkruar së studentët e Kosovës janë pa perspektive dhe pa shpresë.

“Kjo ditë studentët e Republikës ton i gjen në një gjendje të pa perspektive, të pashprese dhe me dinjitet të shkelur. I gjen në gjendjen kur duhet protestuar para ministrisë për çështje kushtesh dhe afatesh. Kulmi i kësaj është fakti qe askush nuk merr përgjegjësi…kësaj nuk i thuhet ndryshe pos ‪‎turp” ka shkruar ai.

Edhe kryetari i grupit të pavarur të studentëve Argjend Softolli, shprehet i indinjuar nga fakti se si studentët realisht e kalojnë këtë ditë.

“Ne jemi të informuar për rëndësinë e kësaj ditë por edhe jemi të shqetësuar tej mase se në vend që kjo ditë të përcillet me aktivitete festive,studentët e UP-së detyrohen të protestojmë për afate dhe kushte me të mira për studim”, ka thënë Softolli, për Gazetën Fjala.

17 Nëntori është data kur Bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, datë kjo që shënohet si simbol i luftës për edukim demokratik.

Kjo ditë përkujton po ashtu 17 nëntorin e vitit 1939, kur forcat naziste kanë ekzekutuar 20 studentë çekosllovakë, të cilët kanë protestuar kundër pushtimit. Në atë kohë, mbi 1,200 studentë janë dërguar në kampe të përqendrimit, ndërsa universitetet janë shndërruar në kazerma./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/studentet-e-kosoves-te-pa-shprese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala