Strehimi i një mijë opozitarëve iranianë – “dhurata” e Kerryt për Shqipërinë

Autori:Gazeta Fjala

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry po qëndron në një vizitë një ditore në Shqipëri, ku tashmë i ka nisur takimet me kryeministrin Edi Rama për të vazhduar më pas me liderin e opozitës, Lulzim Basha. Paraprakisht Kerry është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ndërkohë që më presidentin Bujar Nishani është takuar vetëm në aeroportin e Rinasit, me të aterruar në Shqipëri, rreth orës 10:00.

Zyrtarisht, siç transmetojnë mediat në Shqipëri, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Shqipëria ka pranuar zyrtarisht strehimin e 1 mijë anëtarëve të opozitës iraniane, që gjenden nën mbrojtjen amerikane në kampin “Liria”, në Irak, raporton Insajderi. Kjo çështje e strehimit të anëtarëve të opozitës iranianë është pika e parë e agjendës së Kerryt në Shiqpëri.

Disa vjet më parë, qeveria e kryeministrit Berisha mori përsipër të strehojë mbi 200 opozitarëve në Iran, ndërsa tani qeveria e kryeministrit Rama ka rënë dakord të marrë përsipër strehimin edhe të 1 mijë iranianëve të tjerë, nga rreth 2.800 që janë aktualisht në kampin “Liria” në Irak. Për këtë vendim është pajtuar edhe opozita.

Pika e dytë që John Kerry do të diskutojë me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, është reforma në drejtësi. Ndërsa pika e tretë do të jetë Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/strehimi-i-nje-mije-opozitareve-iraniane-dhurata-e-kerryt-per-shqiperine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala