Strategjia kundër terrorizmit parandalon ekstremizmin e dhunshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur vërejtjet e tij rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare të miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se BIK-u dëshiron ligj që njeh fetë, bashkësitë fetare tradicionale dhe që ruan trashëgiminë shpirtërore, kulturore e fetare të krijuar këtu shekuj më herët.

“Drafti që është miratuar në Qeveri nuk është ai që kemi pritur”, është shprehur Tërnava.

Myftiu ka folur edhe për refugjatët sirianë, duke i ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të bëjnë çfarë të munden për strehimin e tyre.

Tërnava ka thënë se festa e Kurban Bajramit Kosovën këtë herë po e gjen me shumë arritje, por edhe me shumë sfida.

Në një intervistë për gazetën Epoka e re, Tërnava ka thënë se ka shprehur përkrahje për miratimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, duke thënë se me këtë dokument dëshmohet më së miri se institucionet tona kanë kuptuar misionin e tyre për ta mbrojtur dhe ruajtur popullatën dhe të rinjtë nga rrugët dhe shkaqet që çojnë te ekstremizmi i dhunshëm, që shpijnë në terrorizëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/strategjia-kunder-terrorizmit-parandalon-ekstremizmin-e-dhunshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala