STRAS kërkon vëmendje më të madhe për bujqësinë

Autori:Gazeta Fjala

Në një konferencë të organizuar nga Qendra për Hulumtime Strategjik e Sociale (STRAS) ku morën pjesë edhe përfaqësues të qeverisë dhe bizneseve, u diskutua për problemet në zhvillimin e bujqësisë dhe ushqimeve si dhe ndikimin që ka në zhvillimine përgithshëm ekonomik të vendit konsumimi i këtyre produkteve.

Ibrahim Rexhepi nga kjo organizatë, tha se megjithë përparimet që janë bërë në bujqësi dhe prodhim të ushqimit, mbesin edhe shumë sfida të cilat duhet të trajtohen.

“Problemi kryesor është tregu dhe konkurrenca. Ndonëse bujqësia dhe prodhimi i ushqimit janë në rrugë të mirë të zhvillimit, megjithatë,  këtë degë po e ngufatë importi i madh , edhe i produkteve që mund të prodhohen në vend.   Pastaj mungesa e kontrollit te importeve, si për cilësinë e mallrave që futen në treg, por edhe tëçmimeve, të cilat jo rrallë janë edhe damping” ka thënë Rexhepi.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të themelojë një fond të vecantë për financimin e bujqësisë si dhe “fondin për  subvencionimin normave të interesit, por edhe atë për sigurimin produkteve bujqësore.”

“Ndonëse është bërë mjaft, kur janë në pyetje grantet dhe subvencionet, megjithatë, nevojat janë shumë më të mëdha”, ka shtuar ai.

Edhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, pronar i kompanisë ELKOS Group ETC, ka kërkuar nga qeveria përmirësimin e politikave fiskale dhe po ashtu ka folur për rëndësinë e rritjes së kapaciteteve të prodhimit vendës si burim i punës për mijëra punëtorë.

Në anën tjetër, Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi ka siguruar se bujqësia është prioritet i kësaj qeverie.

“Ka pasur përmirësime në vitet e fundit duke bërë që bujqësia të marrë pjesë me 12 dhe 14% të GDP-së. 12% të eksportit merrë pjesë bujqësia. Qeveria i ka dhënë prioritet qendror zhvillimit të bujqësisë. Kemi rritje 26% të prodhimtarisë vendore. 5% të buxhetit është ndarë për sektorin e bujqësisë. 43 milionë euro janë ndarë për investime direkte, grante dhe subvencione. Ndërkaq, 20 milionë euro janë të ndara për 400 projekte të granteve në zhvillimin rural”, ka thënë Krasniqi/Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/stras-kerkon-vemendje-me-te-madhe-per-bujqesine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala