Stoltenberg: NATO-ja e respekton neutralitetin e Serbisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO po zhvillon marrëdhënie të mira me Serbinë, duke respektuar vendimin e saj në lidhje neutralitetin.

“Serbia ka vendosur të jetë neutrale dhe këtë e respektojmë”, tha Stoltenberg mbrëmë në një intervistë me RTS.

Ai deklaroi se beson që Serbia nuk do të jetë nën presion për anëtarësim në NATO, pasi që, siç tha ai, NATO-ja kurrë nuk e ka detyruar asnjë vend për t’u bashkuar në këtë aleancë.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë një hap të madh përpara në zhvillimin e institucioneve demokratike dhe situata është stabilizuar”.

Duke komentuar mbi sulmet e fundit terroriste në Paris, Stoltenberg tha se asnjë shoqëri nuk është në gjendje të jetë njëqind për qind në mbrojtje, por është e nevojshme për të bashkuar përpjekjet në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/stoltenberg-nato-ja-e-respekton-neutralitetin-e-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala