Stokvis: Serbia të merret vesh me Kosovën, pastaj bisedimet me BE-në

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori i ardhshëm holandez në Serbi, Laurent Luis Stokvis ka thënë që vendi i tij në princip nuk do të jetë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

Përveç kësaj, Stkovis në intervistën e dhënë për “Danas”ka thënë se nuk e di nëse Kosova ka përmbushur kushtet për anëtarësim, shkruan b92, transmeton lajmi.net

I pyetur nëse balancimi i Serbisë mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë është i qëndrueshëm ai ka thënë se ekzistojnë keqkuptime dhe se Serbia duhet të zgjedh njërën prej të dyjave.

“Mund ta shihni që edhe shtetet e BE-së kanë përafërsisht bashkëpunime të mëdha me Rusinë, ajo duhet të pranohet. Sanksionet po ndryshohen për krizën në Ukrainë, aneksimin e paligjshëm të Krimesë por ekzistojnë lidhje të mëdha mes BE-së dhe Rusisë. Derisa, kjo nuk duhet futur në kategorinë “ose-ose”.

Në pyetjen se nëse pret që këtë vit të hapen kapitujt e parë të Serbisë me BE-ë, Stokvis ka thënë se i rëndësishëm është aspekti teknik, “nuk janë përmbushur aksionet për kapitullin 23” lidhur me të drejtat e qeverisë, derisa nga aspekti politik sipas tij është e nevojshme që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë marrëveshje në çështjet të cilët “janë temë bisedimi në

Bruksel, lidhur me Mitrovicën, telekomunikacionin, Asociacionin e Komunave serbe dhe energjisë”.

“Mendoj që ekzistojnë mundësi të mira për tu arritur kjo, ndërsa kur të ndodhë mund të hapen kapitujt e parë”, ka thënë Stokvis.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/stokvis-serbia-te-merret-vesh-me-kosoven-pastaj-bisedimet-me-be-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala