Stojanoviq: Asociacioni formohet brenda katër muajve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka deklaruar se në një periudhë prej katër muajve duhet të formohet Asociacioni i komunave serbe, dhe do të duhej të definohet statuti, shkruan RTS.
Stojanoviq beson se është e rëndësishme të bazohemi në fakte dhe në atë se çfarë shkruan në marrëveshje, pasi sipas tij Serbët janë mese të kënaqur me atë që është arritur, dhe se është ishte një ditë e madhe për Serbët në Kosovë të cilët kanë për çka të gëzohen, transmeton Gazeta Fjala.
“Të gjitha marrëveshjet janë të rëndësishme, dhe secila prej tyre sjellë diçka të re dhe konkrete, të gjitha zgjedhin një pjesë të problemit, por më e rëndësishmja është Asociacioni, sepse përmirëson unitetin politik që e kemi krijuar gjatë vitit të kaluar”, ka shtuar Stojanoviq.