Steinmeier vjen sot në Kosovë

Sipas njoftimit të ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Steinmeier do të zhvillojë takime me krerët shtetërorë të Kosovës me të cilët do të diskutojnë tema të ndryshme me interes bilateral.
Ministri i jashtëm gjerman do të takohet fillimisht me kryetaren e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e më pas edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin e Parë, njëherësh ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.