Stefanoviq: Asociacioni s’ka kompetenca ekzekutive, as pavarësi në vendimmarrje

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish shefi i ekipit negociator të Serbisë në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanoviq e ka quajtur pozitive arritjen e marrëveshjeve midis Prishtinës e Beogradit, por ka shtuar se ato kanë mangësi.

Stefanoviq i tha agjencisë Beta, transmeton Koha.net, se marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel përbëjnë bazën për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës e Beogradit, ndonëse janë “larg” nga ajo që u kishin premtuar qytetarëve Aleksandar Vuçiq dhe Partia Përparimtare Serbe e tij.

Sipas tij është e paqartë se çfarë ingerencash do të ketë Asociacioni i Komunave Serbe që do të kenë organet e parapara me Marrëveshjen e Brukselit, por është e qartë se nuk do të ketë autorizime ekzekutive dhe vendimmarrje të pavarura në shëndetësi, arsim, planifikim hapësinor dhe zhvillim ekonomik.

“Mbeten vetëm koordinimi dhe mbikëqyrja. Nuk mendoj se kjo është keq, porse e gjitha që është bërë është larg nga ajo që kanë folur dhe premtuar, sidomos për serbët në Kosovë. E gjitha është e mbështjellë me një dekor fryrje patriotike gjoksesh”, ka thënë Stefanoviq.

Por ai ka shtuar se në këtë moment nuk ka qenë e mundur të arrihen marrëveshje më të mira dhe ato paraqesin bazën për zgjidhjen e mëtejshme të problemeve në periudhën e ardhshme, siç është çështja e pronës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/stefanoviq-asociacioni-ska-kompetenca-ekzekutive-as-pavaresi-ne-vendimmarrje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala