Stavileci përballë deputetëve

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Zhvillimit Ekonomiak, Blerand Stavileci është ministri i parë i cili sot do të raportoj për punën e deritashme të tij pranë Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri te Kuvendit të Kosovës.

Si ministër i Zhvillimit Ekonomik, ai do të paraqitet te martën para anëtarëve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri për të raportuar me theks te veçantë me gjendjen në ndërmarrjet publike dhe telekomunikacionin. Pritet që në këtë përballje ministri Stavileci të “merret në pyetje” nga deputetët për çështjen e gjigantit metalurgjik Trepça.

Deputetët e komisioneve tjera parlamentare u kanë bërë thirrje dhe ministrave të tjerë për të raportuar, përfshirë ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçin

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/stavileci-peballe-deputeteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala