Statuja e Lirisë fillimisht ishte projektuar si statuja e myslimanes së mbuluar!

Autori:Avdyl Pajaziti

Statuja e Lirisë (Statue of Liberty) një nga simbolet më mbresëlënëse të Nju Jorkut, e cila u ndërtua duke u bazuar në idenë fillestare për ndërtimin e statujës së gruas myslimane të mbuluar, më saktësisht të një gruaje myslimane-egjiptiane fshatare, statuja e së cilës ishte paraparë të vendoset në hyrje të Kanalit të Suezit. Instituti Amerikan Smithsonian në numrin e ri të revistës së saj ka botuar një shkrim të nënshkruar nga Erin Blakemore, në të cilën theksohet një fakt interesant historik se Statuja e Lirisë së New York-ut fillimisht ishte projektuar si statujë e myslimanes së mbuluar, fshatare egjiptiane.

Autori i shkrimit argumenton se statujën origjinale e kishte punuar autori francez, Frederic Auguste Bartholdi, dhe ishte planifikuar që kjo statujë të vendoset në hyrje të portit në Port Said. Statuja e egjiptiane së mbuluar 26 metra e lartë ishte menduar të vendosej në bazamentin prej 14.6 metrash lartësi.

Statuja fillestare ishte menduar të quhet “Egjipti bartë dritë në Azi”, por zbatimi i këtij plani nuk ndodhi për shkak se pushtetmbajtësit e atëhershëm, Ismail Pasha Hidiv kishte vlerësuar se ky ishte një projekt shumë i shtrenjtë.

Statuja aktuale e Lirisë, ishte dhuratë që Franca ia dha New Yorkut me rastin e ditëlindjes së 100-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe u zbulua zyrtarisht më 28 tetor të vitit 1886. Autori i shkrimit Blakemore pretendon se pikërisht Bartholdi për këtë rast kishte përgatitur statujën e egjiptianes dhe ia dha pamjen e saj të sotme.

Për shkak të simbolikës së saj unike është regjistruar në listën e UNESKO-s të Trashëgimisë Botërore në Amerikë në vitin 1984 dhe është një nga destinacionet më tërheqëse për turistët në New York.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/statuja-e-lirise-fillimisht-ishte-projektuar-si-statuja-e-myslimanes-se-mbuluar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala