Stanovci i Ulët me trafo të re

Autori:Avdyl Pajaziti

Trafo e re e ka gëzuar së tepërmi lagjen e Segashëve në Stanovc të Ulët të Vushtrrisë. Entuziazmi është i madh te ta, sepse KEDS ua përforcoi tensionin. “Tensionin e kemi pasur 110 volt. Në mbrëmje binte edhe nën 100. Ka qenë tmerr. Tash, gjithçka është rregulluar. E falënderojmë KEDS-in”, thotë i riu Ejup Segashi, i veshur në tesha të punës. Ai e ka shtëpinë përballë trafos së re, përderisa nuk fsheh aspak gëzimin.

 

“Tash po saldoja. Më duhet t’i rregulloj disa gjëra në shtëpi. Më herët s’kishte shans. Nuk punonin as pajisjet tjera e lëre më aparati i saldimit”, shton Segashi.

 

Vendin për vendosjen e trafos e ka lëshuar Rasim Islami, rreth të 60-tave. “Po, e lëshova me vullnet. Kemi shpëtuar. Tash kemi dritë”, thotë Islami.

 

Nga trafo e re në Stanovc të Ulët  kanë përfituar rreth 40 konsumatorë. “Trafoja është e madhësisë 250 kVA. Kemi vendosur edhe 5 shtylla betoni të tensionit të mesëm dhe afro 200 metra kabllo. Në bazë të matjeve që ka bërë KEDS-i në pikun e shpenzimeve tensioni është 220 volt”, thonë nga Departamenti i Mirëmbajtjes në KEDS. Ky investim hyn në kuadër të mirëmbajtjes që po bën KEDS për tërë territorin e vendit.

 

Pos investimeve të reja, kompania është fokusuar edhe në zëvendësimin e pajisjeve ekzistente. Vetëm gjatë muajit janar ishin zëvendësuar 13 transformatorë të mbingarkuar dhe qindra shtylla të tensionit të mesëm dhe të ulët.

Ndërmarrja e këtyre masave preventive ka rritur ndjeshëm si sigurinë e furnizimit të konsumatorëve ashtu edhe kualitetin e shërbimeve. 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/stanovci-i-ulet-me-trafo-te-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala