Stabilizohet Euro Zona  

Autori:Zekirja Shabani

Çmimet e konsumit në vendet e Euro Zonës janë stabilizuar. Tash e katër muaj ato ishin të pa ndryshueshme dhe statistikat tregojnë që Euro Zona e zyrtarisht e ka tejkaluar deflacionin.

Sips Eurostatit, çmimet e konsumit në 19 vendet që ndajnë euron vijuan të pandryshuara gjatë muajit prill nga një vit më parë, siç pritej, pas një rënie 0.1 për qind në mars, vlerësoi zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat.

Zbehja e rënies së çmimeve ka të ngjarë të përbëjë një lajm të mirëpritur për Bankën Qendrore Evropiane, e cila dëshiron ta mbajë inflacionin nën, por afër 2 për qind për periudhën afatmesme. Ajo filloi shtypjen e parave në mars për të injektuar më shumë para në ekonomi dhe shmangur shqetësimet e çmimeve vazhdimisht në rënie, ose deflacionit.

Ekonomistët kanë thënë se inflacioni duhet të bëhet në mënyrë të qartë pozitiv në gjysmën e dytë të 2015, teksa energjia po bëhet gjithmonë e më pak pengesë duke pasur parasysh se çmimet e naftës filluan të bien ndjeshëm që nga qershori i vitit të kaluar.

Në të vërtetë ka nga ata që thonë se tregu mund të fillojë pyesë nëse BQE-së do ti duhet të vijojë me aplikimin e lehtësimit sasiore deri në shtator të  2016.

Ashtu si në muajt e mëparshëm, dobësia e çmimeve është shkaktuar kryesisht nga kostoja në rënie e energjisë, e cila shënoi 5.8 për qind më e lirë në prill se një vit më parë.

Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë e paqëndrueshme dhe kostot e ushqimit të papërpunuar, qëndroi i pandryshuar në 0.6 për qind nga viti në vit.

Vlerësim i ri i  Eurostatit për muajin nuk përfshin një llogaritje mujore.

Si një tjetër shenjë disi pozitive për ekonominë e Eurozonës, Eurostat citoi papunësinë e cila ra lehtazi në mars nga 36,000 në 18.105 milion persona.

Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ndryshuar normën e papunësisë nga 11.3 për qind të muajit shkurt.

Ekonomistët kishin pritur që norma të binte në një nivel të tu të ulët tre-vjeçar prej 11.2 për qind.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/stabilizohet-euro-zona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala