Spiunët e shtetit blejnë 58 mijë euro bileta aeroplani

Spiunët e shtetiti për tri vitet e ardhshme do të shpenzojnë 58 mijë euro për udhëtime jashtë vendit. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë përmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit ka kontraktuar kompaninë “AS TRAVEL CLUB” nga Prishtina, për bileta.
Agjensioni Kosovar i Inteligjencës ka 90 punëtorë.
Në buxhetin e vititi 2015 janë parapaarë që për paga dhe mëditje kjo agjenci do të shpenzojë 3, 400,000 euro. Kurse, në mallra dhe shërbime 1, 365,000 euro. Derisa për shpenzime komunale është thënë se do t’i shpenzojnë 68,000 euro.