“Spiunët” e AKI-së pinë ujë Kllokoti

Ata që supozohet që duhet të jenë sekret, që nuk u dihet as biografia e as puna që bëjnë kanë vendosur të tregojnë haptas se çfarë uji pinë. Sipas të dhënave të publikuar në KRPP mësohet se agjentet shtetit do të pinë ujë Kllokoti.
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka blerë ujë nga “Banja e Kllokotit” në vlerë prej 2 mijë e 40 eurove.
Në tenderin “ Furnizim me ujë” kanë konkurruar 3 kompani, derisa AKI fitues e ka shpallur “Banja e Kllokotit Fab.Uj.Mi&CO2”.
Kontrata mes kompanisë dhe AKI’së do të nënshkruhet me 20.05.2015./GazetaFjala./