Spitali publik i Ferizajt, 600 mijë euro blerje pa tender

Zyrtarët e Spitalit të Ferizajt kanë nënshkruar kontrata në vlerë mbi 600 mijë euro, duke bërë blerje përmes tri ofertave. Kjo ka ndodhur brenda dy viteve, kur nga 97 tenderë, vetëm dhjetë janë kryer përmes procedurave të rregullta.
Burime të gazetës “Zëri” thonë se sikurse ehe për spitalet tjera, edhe këto blerje kanë ngritur dilema për korrupsion të Zyrës së Prokurimit te menaxhmenti aktual i Shërbimit Klinik Spitalor Universitar (SHSKUK).
Ndërkaq, një vit më vonë Zyra e Prokurimit të Spitalit Regjional të Ferizajt ka dyfishuar numrin e blerjeve me vetëm tri porosi, duke bërë gjithsej 58 kontrata me vetëm tri oferta dhe pesë procedura të rregullta, që në total kapin shumën prej rreth 610 mijë euro.
Ndërkohë, në Spitain Regjional të Ferizajt, shefi i prokurimit, Gëzim Shala, ka preferuar që të përgjigjet përmes email-it lidhur me procedurat e prokurimit, të ndjekura gjatë dy viteve nga zyra që ai drejton. “Sa i përket për vitin 2013 dhe 2014 është e vërtetë që kemi pasur procedura të tenderimit (Kuotim çmimi) por të gjitha kanë qenë kërkesa pothuajse emergjente për furnizim me barna dhe material shpenzues të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zyrtarit Shala. Sipas tij, po ashtu ka pasur edhe kërkesa nga repartet që kanë qenë specifike dhe janë detyruar të përdorin procedurën e kuotimit. /Zëri/