Spitali i skandalit me stenta ndryshon emrin

Autori:Avdyl Pajaziti

Spitali i zemrës Medicinë, degë e spitalit turk në Kosovë i njohur si vendi ku ishin dërguar pacientët nga mjekët që u arrestuan për skandalin e stentave, tani ka ndryshuar pamjen.

Objekti që ndodhet në Preoc magjistralja Prishtinë-Shkup, përveç pamjes se re atij i është ndryshuar edhe emri. Megjithatë duket se veprimtaria do të jetë e njëjta, pasi që në Ministrinë e Shëndetësisë ky spital privat ka bërë kërkesën për përtëritje të licencës.

Në Kosovë sipas legjislacionit në fuqi, licenca për klinikat private shëndetësore jepet për pesë vite.

Gazeta Fjala ka fotografi ku emri i ri i tij tashmë është Spitali Istanbul Medicine duke e  zëvendëson emrin e më hershëm që ishte spitali i zemrës Medicinë.

Që nga viti 2010 Medicinë vepron në Kosovë në këtë objekt si degë e International Hospital Medicine (IHM). Por vitin e kaluar përveç si klinikë private ai u bë i njohur për skandalin e stentave. Në mesin e 9 të arrestuarve ishte edhe drejtori i saj Ali Hocoglu.

Mjekët tjerë të arrestuar për këtë rast ishin Lulzim Brovina, Borçe Petrovski, Astrit Bakiqi, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Eefedin Muhaxheri, Murat Abazi dhe Reshat Emra është duke vazhduar në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike”.

Gazeta Fjala ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, zyrtari për informim Faik Hoti tha se ish-spitali International Medicine Hospital ka aplikuar për përtretje të licencës.

“Pas aplikimit për përtëritje të licencës, licenca vazhdon të jetë valide derisa Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore të vendos mbi aplikimin e ri”, tha Hoti.

Sipas Hotit me rastin e aplikimit, pronarët e këtij spitali kanë aplikuar edhe për ndërrimin e emrit. / Gazeta Fjala/ .

2222

11

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/spitali-i-skandalit-me-stenda-ndryshon-emrin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala