Spitali i Gjilanit shet traktorin për ti blerë veturë drejtorit

Autori:Avdyl Pajaziti

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka shitur për 5,905 euro një traktor me gjithë rimorkon, që e kishte blerë për largimin e mbeturinave. Shitja u bë me qëllim që me ato para të blihet një veturë për drejtorin e Spitalit.

Blerja është bërë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.

Spitali i Gjilanit e ka shitur një traktor të tipit “IMT539” vetëm gjashtë vjet pasi atë e ka blerë të ri ish – menaxhmenti.

Shitja e traktorit është bërë përmes një ankandi të shpallur në faqen zyrtare të Këshillit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Mirëpo, të hollat nga shitja e traktorit Spitali i ka përdorur për të blerë një veturë, për nevojat e drejtorit, Abdylatif Latifi, ndonëse ky i fundit kishte në dispozicion një veturë tjetër, disa vite më të vjetër se kjo që është blerë së fundmi.

Drejtori i Spitalit, ka thënë se për çështjen e shitjes së traktorit dhe blerjes së veturës përgjigjet duhet kërkuar tek shefi i prokurimit, Fahredin Sylejmani. Por, ky i fundit, ndonëse ka premtuar që të mërkurën do të vinte në Prishtinë, ku kishte një punë tjetër dhe do të prezantojë komplet dokumentacionin përkatës, ka hezituar të bëjë një gjë të tillë. /Zëri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/spitali-i-gjilanit-shet-traktorin-per-ti-blere-veture-drejtorit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala