Specialja votohet javën e ardhshme, hiqet fjala “gjenocid”

Autori:Avdyl Pajaziti

Legjislativi i Kosovës mund ta ketë para vetes javën e ardhshme Projektligjin dhe amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale.

Burimet e gazetës “Zëri” kanë konfirmuar se të gjitha gjasat janë që javën që vjen me procedurë të përshpejtuar të futet në rënd dite Projektligji për Gjykatën Speciale dhe se partnerët e koalicionit bashkë me minoritetet janë duke bërë përpjekjet e fundit që t’i sigurojnë dy të tretat e votave të deputetëve me mbështetjen e 2/3 e votave të komuniteteve pakicë.

Sipas këtij burimi, janë duke u bërë disa ndryshime në draft-ligjin e hartuar nga BE-ja me qëllim që të hiqet fjala “gjenocid” dhe sapo Projektligji t’i dërgohet Qeverisë, i njëjti po të njëjtën ditë do t’i procedohet Kuvendit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/specialja-votohet-javen-e-ardhshme-hiqet-fjala-gjenocid/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala