Specialja sërish në Kuvend

Autori:Gazeta Fjala

Shteti i Kosovës ende nuk i ka kryer të gjitha obligimet ndërkombëtare për funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Kjo pasi që ka mbetur të ratifikohet nga Kuvendi edhe marrëveshja me Holandën për Selinë e kësaj gjykate.

Kurse ngritja e aktakuzave të para sipas njohësve të këtyre proceseve do të mundë të ndodhë në pjesën e dytë të këtij viti, pasi kanë mbetur të kryhen edhe disa çështje teknike.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka dhënë informata se kur do të dërgohet kjo marrëveshje për ratifikim në Kuvend.

Avokati Tomë Gashi ka thënë për “Zërin” se për shkaqe formale marrëveshja e arritur mes Bashkimit Evropian dhe Holandës, ku po ashtu kanë kontribuar edhe zyrtarë të shtetit të Kosovës duhet të kalojë në Parlamentin e Holandës dhe në atë të Kosovës dhe pas aprovimit, sipas Gashit, kjo marrëveshje konsiderohet e vlefshme dhe fillon implementimi i punës së Gjykatës Speciale

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/specialja-serish-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala