Specialja përsëri në Kuvend

Autori:Zekirja Shabani

Kreu i ekzekutivit në vend, Isa Mustafa, në mbledhjen që ka mbajtur sot me kabinetin e tij, ka thënë se shumë shpejt do të riprocedohet amendamenti për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, që i hapë rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Mustafa ka ripërsëritur se Qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet të përmbushin obligimet ndërkombëtare që kanë marrë.

“Në ditët në vijim duhet të punojmë që të riprocedohen në Kuvend amendamenti”, ka thënë Mustafa, teksa ka shtuar se duhet të bashkërendohen qëndrimet me opozitën.

Ai ka kujtuar se më parë, një pjesë e opozitarëve kishte premtuar votën pro për Specialen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/specialja-perseri-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala