Specialja përçan opozitën

Autori:Zekirja Shabani

Vetëm një ditë para se të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite do të jenë amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të dhomave të specializuara, opozita në Kosovë nuk ka koordinuar veprimet nëse do të bojkotojë seancën apo do të qëndrojë brenda sallës për ta kundërshtuar aprovimin.

Votimi i amendamenteve kushtetuese që parashihet të ndodhë të premten me 2/3 e votave të deputetëve, apo 81 sosh ka “çuar peshë” gjithë skenën politike në vend dhe ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë e rebelimit ditën e premte.

Madje, tabori opozitar një ditë më parë paralajmëroi bojkotimin e seancës plenare të së premtes, si rrugë për të kundërshtuar aprovimin e ndryshimeve kushtetuese. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/specialja-percan-opoziten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala